Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka deklaruar se ky dikaster i ka ndjekur me shqetësim përplasjet dhe konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.Sipas tij, ministria nuk është palë në këtë konflikt, i cili, sipas tij, ka sjellë vonesa.
Ai shtoi se ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur hapjen në kohë të aeroportit.






