Banorët: Jemi të frikësuar
Pavarësisht se më parë është ndërhyrë nga bashkia e Elbasanit për të rehabilituar argjinaturën e përroit në fshatin Gurras duket se reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit e kanë dëmtuar sërisht atë duke bërë që banorët e këtij fshati të ndjehen të rrezikuar nga një përmbytje e mundëshme. Një natë më parë rreth 1 ha tokë e këtij fshati u përmbyt nga uji.
Banorët thonë se ndërhyrja e bërë nga bashkia e Elbasanit nuk ishte e mjaftueshme dhe se rreziku është konstat dhe ata po jetojnë me frikë pasi I tremben përmbytjes.
Thonë se kanë kërkuar ndihmë për të ndryshuar situatën por deri më tani veç ndërhyrjes minimale në shtratin e përroit nuk është bër asgjë.
Afërsia e fshatit me lumen Shkumbin si dhe kalimi I përroit të Hurrës në mes të tij e bën këtë zonë të pasigurtë sa I takon rrezikut nga përmbytjet.