Reshjet e mëdha të shiut kanë sjellë problematika dhe në qarkun e Elbasanit.
Raportohet se përroi i Xibrakës ka prurje jashtëzakonisht të mëdha dhe ka dalë nga shtrati duke përmbytur një segment të rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.
Ndërkohë edhe një përrua malor në Gjinar të Elbasanit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një rrugë automobilistike.