Një shteg i ngushtë, me baltë dhe gropa, është rruga që lidh fshatin Lezhë të Bashkisë së Selenicës me qendrën administrative dhe Vlorën. Por sikur të mos mjaftojnë kushtet e kësaj rruge, prej një muaji e gjysmë banorët e këtij fshati janë tërësisht të izoluar.
Në muajin dhjetor, ura pranë fshatit të tyre u shemb nga prurjet e përroit dhe që atëherë banorët detyrohen të kalojnë në një pasarelë të sajuar, ku duhet të mbajnë mirë ekuilibrin, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, nga bashkia e Selenicës deklarojnë se kanë nisur procedurat, dhe përfundimi i të cilave do të përcaktojë kohën dhe vlerën e rinovimit të kësaj ure.
Deri atëherë, banorët duhet të stërviten në mbajtjen e ekuilibrit, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për fëmijët dhe të moshuarit në raste të ndihmave shëndetësore. (A2