Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit në sheshin para Kryeministrisë kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë duke përsëritur skenarin e dy protestave të fundit kombëtare.
Policia është përgjigjur menjëherë duke mobilizuar topin e ujit dhe forcat e policisë që janë vendosur përreth godinës së Kryeministrisë.






