Festimet para finales së madhe që do të luhet mbrëmjen e nesërme në Tiranë duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë. Në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës” rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu.
Mësohet se sherri ka nisur për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.
