Kinezi Guo Gangtang është ribashkuar me të birin e tij pas një hetimi 24-vjeçar, ku me motoçikletë përshkoi mbi 500.000 kilometra në mbarë botën.

I biri i Gangtang ishte rrëmbyer 24 vite më parë para shtëpisë në provincën Shandong, e atë e kishte rrëmbyer dy persona që merren me trafikim të njerëzve.

E rrëmbimi i tij kishte shërbyer si motiv për realizimin e filmit nga viti 2015, ku rolin kryesor e luajti ylli i Hong Kongut, Andy Lau.

Rrëmbimi i fëmijëve janë problem i madh në Kinë, ku brenda një viti rrëmbehen me mijëra.

Ministria për Siguri Publike, kishte njoftuar se policia kishte gjetur fëmijën e rrëmbyer me ndihmën e analizave të ADN-së. Dy të dyshuarit për rrëmbim më vonë janë gjetur dhe arrestuar.

Gruaja, e cila me njërin prej të dyshuarve për rrëmbim ishte në lidhje, kishte parë djaloshin derisa po luante vetëm para shtëpisë, dhe e kishte dërguar në stacionin e autobusëve. Aty e priti partneri.

Djali i Ganganit ishte rrëmbyer në vitin 1997, kurse e gjeti duke vozitur motoçikletën në më shumë se 20 provinca në mbarë Kinën.

Ngjiste letra me fotografinë e të birit dhe të gjitha paratë e kursyera i shpenzoi. Fjeti nën ura dhe kërkonte lëmoshë pasi mbeti pa para.

Duke kërkuar të birin u bë anëtarë i një organizate të famshme kineze që merret me kërkimin e fëmijëve të zhdukur, dhe deri më tani ka ndihmuar në shtatë raste.

fax