Bertil Alliaj 32-vjeç është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Vlorës, pasi vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj.

32-vjeçari, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishte dënuar nga gjykata në vitin 2016 me 35 vjet burg për “Masakrën e Çoles” ku 3 të rinj mbetën të vrarë brenda një kazinoje në vitin 2015, si dhe i dënuar me 35 vite mungesë. Ky vendim u ekzekutua menjëherë pas arrestimit.Si ndodhi “Masakra e Çoles”

Kujtojmë se në masakrën e ndodhur në lagjen Çole të Vlorës, në vitin 2015 mbetën të vrarë tre të rinj.

Në këtë ngjarje humbën jetën 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.

Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një sherri banal të nisur në një kazino të qytetit bregdetar.

Sipas policisë në atë kohë, Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, Albi Limaj në një kazino në afërsi të portit të qytetit të Vlorës kur është konfliktuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, të cilët kanë qenë të pajisur me armë zjarri dhe kanë ofenduar dhe dhunuar Lutajn.

I indinjuar, 21-vjeçari i ka treguar Limajt për dhunën e ushtruar ndaj tij, në momentin që ai nuk ndodhej në kazino. Më pas Limaj ka kërkuar ndihmën e Aleksandër Llanajt për të marrë hakun e shokut.

Pasditen e së martës, shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip “BMË X5” me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj kanë shkuar në afërsi të lokalit “Adore” për t’u takuar dhe sqaruar me Hasanajn dhe Velajn.

Nga makina tip “BMË” kanë zbritur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vdekur 29-vjeçari Hasanaj, Velaj dhe Limaj.

Ndërsa, Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv