Fituesi anonim i biletës së shitur nga Blue Origin për fluturimin në hapësirë bashkë me Jeff Bezos nuk do të marrë pjesë për shkak të “mospërshtatjes me programin e tij”.

Ai kishte paguar $29.7 milionë për të marrë pjesë në këtë udhëtim, mirëpo tani do të zëvëndësohet nga një 18 vjeçar i quajtur Oliver Daemen. Oliver është djali i Joes Daemen, CEO i Somerset Capital Partners BV, një kompani investimesh holandeze. Kosto e biletës së paguar nga ai është ende jo e ditur.

Në një video të postuar në Twitter Daemen tha: “Jam tepër i kënaqur që do të shkoj drejt hapësirës. E kam ëndërruar këtë moment përgjatë gjithë jetës sime.” Blue Origin i uroi mirëseardhjen në këtë ekip Oliverit dhe tregoi se ai përfaqëson gjeneratën e re të njerëzve që do të ndihmojnë në krijimin e një rruge drejt hapësirës.

Oliver do të shoqërohet në këtë udhëtim nga Jeff Bezos bashkë me vëllain e tij Mark Bezos dhe Wally Funk, një pilot veteran amerikan 82 vjeçar.

Anija kozmike New Shepard do të lançohet të martën e ardhshme në lartësinë 100km mbi sipërfaqjen e tokës. Ky mision pritet të zgjasë 10 minuta, ku 3 ose 4 minuta do të shpenzohen në hapësirë.

geek