Anna Gjebrea do të përfaqësoj sonte në mbrëmje Shqipërinë në Junior Eurovision. Pikërisht një ditë përpara këtij kompeticioni ajo ka ndarë emocionet e saj në “Jonida’s Room” në Vizion Plus dhe i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që ta votojnë në faqen zyrtare të Eurovisionit.
Por ajo është pyetur edhe për vijimësinë e karrierës së saj, e cila duket se do të vazhdojë.
“Këngën s’do ta lë kurrë, por s’mund të tregojë më shumë detaje”, ka thënë Anna.
E pyetur se cili është një tjetër artist i saj i preferuar shqiptar veç Ardit Gjebreas, ajo ka thënë se për shkak të Këngës Magjike lista e artistëve është shumë e gjatë, por njëra prej tyre është Jonida Maliqi.
Ana ka thënë gjithashtu se do të donte një tjetër bashkëpunim me babanë e saj, Ardit Gjebrean