Nga Erion Delvina!
5 ne 6 te rinj te FRPD-se humben. Zhvillimet ne PD dhe ne FRPd jane jashte interesit tim, sikur PD te mos perfaqesonte partine me te madhe opozitare te vendit. E dhene fatkeqe, dua te theksoj.
Faktet qe po vershojne dita-dites ne media bindin se gara, me se pakti, ka patur parregullsi te qenesishme.
Pavaresisht parregullsive masive, 5 nga 5 humbesit ne garen me 6 kandidate kane heshtur. I vetmi ze publik, te cilit ne komunikim privat i shpreha rezerva per menyren se si e ka shtruar problemin ne raport me ish-kryetarin e FRPD-se, mbetet Skerdjan Dhuli.
Skerdjan Dhuli po tregon se ka goglat e duhura per te bere opozite. Si mund te besh opozite me 5 te rinj qe heshtin kur fleta me emrin e tyre eshte numeruar me emrin e dikujt tjeter? Per formen se si ai e shtron problematiken kam rezerva, por per nervin qe ai eshte duke treguar vetem sa me shtohet respekti.
E imagjinoni se c’ opozite mund te besh me pese te rinj qe e blejne karten e karrieres se pacenuar brenda partise me heshtjen e tyre, per vete vjedhjen e emrit te tyre mbi flete? Ke humbur nje gare te padrejte dhe nuk ndjehesh? Cfare opozite mund te presim nga peseshja e kandidateve te heshtur kur i vjedhuri do te jete nje entitet i papercaktueshem mire si “populli”? Apo ca me keq: cfare qeverisjeje, kur keta te jene ne moshen ministrore?