Disa pushues që po notonin në plazhin Costa Blanca në Spanjë, kanë përjetuar tmerrin dhe frikën e tyre më të madhe, kur panë një peshkaqen në ujë.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur njerëzit panë peshkaqenin pranë tyre në ujë dhe nisën të vraponin për në breg. Edhe një rojtar plazhi i ra bilbilit për të lajmëruar të gjithë njerëzit që ndodheshin në det, të dilnin urgjentisht nga uji..
Një grua e moshuar që po ndihmohej nga të tjerët për të dalë sa më shpejt nga uji, pësoi një sulm paniku pasi kuptoi se peshkaqeni ishte pranë saj.
Incidenti ndodhi në plazhin Aguamarina në Orihuela Costa në jug të Alicante rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.
Raportet fillestare treguan se ishte një peshkaqen blu rreth shtatë metra i gjatë. Pavarësisht përpjekjeve policia nuk arriti ta kapte peshkaqenin.