Pas 11 muajsh në koma një 30-vjeçare italiane është mundur të zgjohet dhe shqipton fjalën “mami” tri herë. Historia është ajo e një 30-vjeçareje nga Arezzo, Cristina Rosi, e shtruar në një klinikë austriake të specializuar për rehabilitimin e vështirë. Historia e saj daton në korrik të vitit 2020 kur, në javën e 30-të të shtatzënisë, ajo kishte një arrest kardiak të zgjatur që i shkaktoi
Një mrekulli ka ndodhur në një spital austriak në qytetin e Innsbruck, ku një 30-vjeçare italiane është zgjuar pas 11 muajsh në koma, duke shqiptuar fjalën “mami” tre herë.
Historia është ajo e një 30-vjeçares nga Arezzo, Cristina Rosi, e cila pësoi një arrest kardiak të zgjatur në javën e 30-të të shtatëzanisë. Mjekët atë kohë mundën të lindnin foshnjën përmes një ndërhrjeje çezariane, ndërkohë që 30-vjeçarja ra në koma.
Falë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme solidariteti nga njerëzit dhe pas muajsh vuajtjesh, burri i saj Gabriele arriti të mbledhë shumën e duhur për të mbuluar kostot e trajtimit në klinikën e specializuar në Innsbruck, ku Cristina u zgjua dhe ndodhet aktualisht.
“Do të na duhen akoma shumë para për të mbuluar shpenzimet, saktësisht 104,000 euro, por fakti që Cristina u zgjua na jep forcë edhe më të madhe”, shpjegon Gabriele.
“Ne ende apelojmë për ndihmën e njerëzve që na kanë mbështetur deri më tani dhe shpresoj të marr një model specifik shëndetësor që do të na lejonte të mbulonim plotësisht shpenzimet “, thotë ai.