Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në lumë.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se 53-vjeçari me ininciale, D.M, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për t’u larë në lumë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.
Trupi i 53-vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.