Është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare futbollisti i NK Nehaj, Marin Cacic.
Mbrojtësi ka humbur jetën si pasojë e problemeve në zemër. Në një moment është rrëzuar teksa po stërvitej me ekipin, për të mos u çuar më. Mjekët konfirmuar problemet kardiake të lojtarit të ri, i cili përfundoi në koma dhe ndërroi jetë ditën e djeshme.
“Lamtumirë i dashur, u ndave pa dëshirën tonë dhe pa një letër lamtumire”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kroat për humbjen e Cacic.