Teksa bota është duke u përballur me një luftë të ashpër ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës shumëkush e ka harruar se jo më larg se dy vite më parë bota u përball me një tjetër luftë, e cila nuk përfshiu armë por mori miliona jetë njerëzish.

Nga ajo luftë e cila vijon edhe sot, të shumtë ishin ata që për hir të jetës dhe “Betimit të Hipokratit” dhanë gjithçka nga vetja për të luftuar “armikun e padukshëm”. Heronjtë të cilët ishin në vijën e parë të zjarrit dhe vijojnë edhe sot të luftojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë njerëzish ishin dhe janë mjekët.

E një ndër ta është mjeku i ri Petrit Borovci i cili që në hapat e para të karrierës u përball me armikun e padukshëm. Fal punës së palodhur dhe këmbënguljes për të mos u dorëzuar as në momentet më të vështirë doktor Petriti ia doli ti fitonte betejat e tij dhe të pacientëve të tij, e sot të jetë pranë tyre duke u kujdesur për shëndetin e gjithsecilit.
Edhe pse i ri në profesion dhe me mundësi të shumta për të zgjidhur që të punoj në çdo vend të botës doktor Petriti ka zgjedhur që të punoj në vendin e lindjes, Kosovë, dhe të jap kontributin e tij për atdheun. Atë çdo ditë e gjen pranë pacientëve që paraqiten për të kërkuar ndihmë. Thotë se shpesh herë “bëhet” mik me ta për tju lehtësuar atyre edhe shqetësimin që kanë.
Nga ana tjetër doktori pranon se në Kosovë duhet ende punë për të përmirësuar sistemin shëndetësor në mënyrë që çdo qytetar, qoftë edhe ai që jeton në fshatrat më të largët të marrë shërbimin që meriton. Synimet e ambiciet e tij i ka të qarta.
Të punojë e të kontribuoj çdo ditë për zhvillimin e vendit të tij.
Një ditë Petriti shpreson se fal punës së palodhur do të ketë mundësi të që jo vetëm të kuroj njerëzit por edhe të jetë përcjellësi i zërit të tyre në instancat më të larta qeverisëse pasi siç thotë ai detyra nuk mbaron me kurimin e pacientëve por vijon në luftën e përditshme për t’ju siguruar atyre mundësi shëndetësore të standardeve më të larta njelloj si qytetarë e vendeve Europiane e më gjerë!