Nga Petrit Vasili.
FMN ka qënë shumë e qartë dhe e prerë kundër Amnistisë fiskale: “Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”.
Ndërsa “altoparlanti” i Edi Ramës, Taulant Balla, deklaron në parlament: “Në kushtet e amnistisë fiskale që më në fund do vijë e të jeni të sigurt që do e bëjmë se e para nuk varemi nga ju, s’kemi nevojë për ndryshim kushtetues, duam 3/5 e besoj brenda Kuvendit do jenë për ta mbështetur. Bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale ne do e bëjmë”.
Pra, Rilindja nuk pyet për FMN, sepse do që të pastrojë pa fund qindra milionë euro para të pista dhe të thellojë greminën e korrupsionit!
Por si qëndron realiteti?
Shqipëria rilindase vazhdon të jetë në listën gri për pastrimin e parave.
Shqipëria rilindase është e dyta në botë për korrupsionin.
Shqipëria rilindase është e para në Europë për koncesionet shkatërrimtare për ekonominë.
Shqipëria rilindase ka evazion fiskal tepër të rëndë.
Shqipëria rilindase bën tendera me 10- fishin e çmimit në çdo kohë, bile edhe në kohë pandemie.
Shqipëria rilindase vjedh 430 milionë euro me inceneratorë.
Shqipëria rilindase grabit qindra milionë euro me energjinë elektrike.
Shqipëria rilindase rrëmben qindra milionë euro me rilindjen urbane.
Shqipëria rilindase dhunon shumë rëndë Kushtetutën dhe ul taksën e dividentit me efekt prapaveprues për klientët e Ramës.
Pra, amnistia është urdhri i qartë i oligarkëve, trafikantëve gjithfarësh, klientëve tenderxhi të qeverisë, që duan të pastrojnë paratë e zeza të qeverisë dhe paratë e tyre.
Ata që kanë paguar rregullisht taksat bile janë dërrmuar nga administrata tatimore me gjoba, tallen e poshtërohen nga kjo Amnisti, që i konsideron budallenj sepse kanë mbushur arkën e shtetit kur të tjerët nuk i paguanin detyrimet dhe e lanë bosh atë.
Kjo Amnisti është thjesht batakçillëk mafioz!
Është shumë e qartë se mijëra qytetarë në Greqi e gjetkë, që punojnë në mbledhjen e ullinjve, në ndërtim apo ndihmës e punëtorë nëpër lokale nuk kanë qindra mijëra euro për të legalizuar sepse punojnë për të mbijetuar.
Amnistia është festa e oligarkëve dhe trafikantëve të Ramës dhe tallja e pacipë me biznesmenët e ndershëm e të rregullt.
Siç pranon vet ky Balla, rilindasit do të hapin pazar për blerje votash në parlament për të bërë 84 vota që nuk i kanë, por kanë paratë e inceneratorëve.
Çfarë krimi mafioz ndaj ekonomisë!