Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në prezantimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave është pyetur mbi pezullimin e kompanisë së fluturimeve “Air Albania” nga Qendra Kombëtare e Biznesit pasi nuk kishte deklaruar përfituesit.

Balluku tha se nuk kishte asnjë lloj problemi dhe se ishte nëj proces rutinë që sipas saj shpjegonte se strukturat shtetërore funksiononin mirë.

“Komenti i parë që do bëj është se Air Albania është kompani private në 90% të aksioneve. Fakti që QKB zbaton ligjin , tregon sesa mirë funksionojnë strukturat shtetërore dhe është për t’u përgëzuar. Unë jam informuar se është një proces rutinë që iu ndodh të gjithë kompanive. I është kërkuar bashkëpronarit të huaj të pamësuar me rregullat e Shqipërisë”-tha Balluku.