Për politikanin Alban Daci, Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për pezullimin e zv/kryeministres nga detyra që do të jetë i drejtë dhe i painfluencuar nga ndërhyrjet politike.
Në një lidhje me studion e Neës4, Daci tha se do të jetë po kjo Gjykatë që do të japë zgjidhjen përfundimtare për Ballukun, duke dhënë sipas tij një vendim pro SPAK, nëse në Këshillin e Mandateve mazhoranca nuk do të votojë pro heqjes së mandatit të zv/kryeministres.Por nga ana tjetër, ai tha se neës mazhoranca edhe pas vendimit të GJK, nuk do të heqë mandatin e Ballukut, kjo do të krijonte precedent të rrezikshëm.
“Vendimet për pezullimin dhe imunitetin e Ballukut që do marrë Kushtetuesja nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por imazhi është i njëjtë,
Nëse Kushtetuesja e quan të drejtë pezullimin nga detyra të Ballukut, atëherë mazhoranca nuk ka moral që të mos ja heqë mandatin zv/kryeministres. Kjo do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm dhe një përplasje shumë e ashpër mes pushtetit të drejtësisë dhe atij ekzekutiv”, tha Daci.
Alban Daci: Një politikan që akuzohet për dicka duhet të ketë përgjegjësi morale dhe qytetare, ai duhet ta lërë vetë mandatin.
Jo cdo cështje duhet të shkojë në Kushtetuese, duhet të rriten filtrat, sepse më është krijuar ideja që Kushtetuesja fatkeqësisht për shkak të mosbesimit ose për shkak të keqpërdorimit të procedurave është kthyer në një gjykatë të shkallës së dytë të Apelit.
Nëse opozita nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë në Këshillin e Mandateve, dhe nëse PS ka vendosur që të mos ja heqë imunitetin, kjo do të ketë zgjidhje përfundimtare vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimet për pezullimin dhe imunitetin e Ballukut që do marrë Kushtetuesja nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por imazhi është i njëjtë,
Nëse Kushtetuesja e quan të drejtë pezullimin nga detyra të Ballukut, atëherë mazhoranca nuk ka moral që të mos ja heqë mandatin zv/kryeministres. Kjo do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm dhe një përplasje shumë e ashpër mes pushtetit të drejtësisë dhe atij ekzekutiv.
Besoj se vendimi i GJK do të jetë i drejtë dhe i pa influencuar nga cdo tentativë e ndërhyrjeve politike. Mendoj që SPAK nuk ka asnjë arsye për të krijuar akuza mbi bazën e asaj që mendojnë se është personale. Nuk mendoj që një institucion si SPAK ta këetë personale.
Sic e ka treguar historia e viteve të fundit, politikanët kanë humbur në cdo tentativë të tyre përballë SPAK e GJKKO. Kam përshtypjen se SPAK do të fitojë.
© BalkanWeb






