Në lidhje me lajmin se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Twitter.
Rama shkruan se një lajm i mirë për rajonin është rreshtimi i Serbisë me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus.
“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB, refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”, ka shkruar Rama.