Këngëtarja e famshme kanadeze zbuloi sekretin që e bën të duket 20-vjeçare ndërsa po i afron të 40-at.
Këngëtarja e famshme zbuloi se cili është sekreti i rinisë së saj 20 vite pasi hyri në industrinë e muzikës.
“Sekreti im, të cilin do t’u tregoj të gjithëve është se unë pi lëngje jeshile dhe birrë. Më vjen shumë keq për këtë. Sapo u zgjova dhe po pija filxhanin tim të parë të kafesë”-tha këngëtarja.
Diku tjetër në intervistën e saj për britaniken “Sun” ajo ka folur për vitet e para të karrierës së saj, duke thënë: “Mënyra se si isha veshur nuk ishte e duhura – vishja rroba të gjera, isha si djalë dhe kjo nuk e pëlqente prindërve të mi. Kur shkoja në kishë, mami më thoshte: “Pse je veshur si djalë?” “Vesh një fustan”.
“Është e rëndësishme për mua të dua atë që bëj dhe të ndiej me të vërtetë atë që them. “Unë kam qenë gjithmonë shumë kokëfortë dhe kam qenë në këmbë dhe kam luftuar për veten dhe zërin tim, veçanërisht kur po zbuloja veten,” tha ajo.