Pronari italian i një picerie dhe picajoli i tij shqiptar ranë në pranga për drogë.
Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 28 prillit, ku mbi gjysmë kilogram kokainë u kap në Como.
Gjithçka nisi, kur punonjësit e zyrës së policisë administrative dhe agjentët e komisariatit kryen një kontroll në një piceri pranë kazermës De Cristoforis.
Policët nisën të kontrollojnë dokumentet dhe licencat dhe kanë konstatuar menjëherë një sërë shkeljesh administrative, të sanksionuara me gjoba mbi një mijë euro
Por ajo që i bëri policët të dyshonin ishte nervozizmi i shfaqur si nga pronari i biznesit, një italian 51-vjeçar me origjinë nga Paternò dhe banues në Capiago Intimiano (Como), ashtu edhe nga picajoli i tij, një 24-vjeçar shqiptar banues në qytet.
Për shkak të qëndrimit të çuditshëm të të dyve, kontrollet ishin të plota përtej anës administrative.
Në një xhep të xhaketës së prodhuesit të picave, të mbështetur në një karrige, u gjetën pesë topa kokainë, me peshë gati 4.73 gram.
Për këtë arsye policët vendosën të kryenin një kontroll shumë më të plotë dhe gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të dhomës, katër mbështjellës të tjerë kokaine, të përmasave të ndryshme, me një peshë totale prej 522.40 gramë, si dhe gati një mijë euro para cash dhe një peshore precize.
Dy personat, të dy pa precedentë të mëparshëm penalë, u arrestuan në flagrancë për shkak të trafikut të drogës dhe u dërguan në Bassone.
Për më tepër, në momentin e hyrjes së agjentëve në piceri ishin dy klientë, njëri prej të cilëve ishte i ngarkuar me precedentë të shumtë policor dhe penal për krime shumë të rënda.
Komisioneri i provincës së Comos ka urdhëruar mbylljen e restorantit për 30 ditë, duke pezulluar licencën.