Gjatë takimit të tij me kryebashkiakët në vend, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te një pikë e rëndësishme të cilën e konsideron ‘plagë’. Bëhet fjalë për Platformën e Bashkëqeverisjes e cila sipas tij nuk përdoret nga bashkitë për t’ju dhënë përgjigjie qytetarëve.https://www.youtube.com/embed/yZ-ABa85mBg?si=HvXqGjs6H-HjdOZO


“Është një plagë, kjo nuk është temë… Ka të bëjë me nivelin shumë të ulët të ndërveprimit dhe përgjigjies ndaj qytetarëve. Është shumë e përgjithshme, në platformën e bashkëqeverisjes e cila është krijur për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që ta çojnë direkt në majë ankesën dhe pastaj gjithë rrjeti futet në sisteme dhe gjen përgjigjien e duhur. Nga përgjigjia bëhet analiza pse nuk është dhënë përgjigjia. Nëse arsyeja është e qëllimshme merren masa, nëse jo shikohet çfarë mund të rregullohet në aspekt procedure. Pse nuk ka asnjë bashki që platformën ta ketë ekselente?! Çfarë kushton kjo? Ndërkohë që është në njëfarë mënyre bota përmbys sepse pushteti qendor u jep përgjigjie, ndërkohë që shtëpia e përbashkët, bashkia… Është sikur hedh shishe në det, dhe ta gjejë kush ta gjejë. Ju lutem shumë, këtë gjë duhet ta shikoni me vëmendje se e para nuk ka kosto, por ka përfitim të madh moral. Sepse kështu i shërbehet qytetarit dhe vihet në lëvizje ajo pjesë e administratës që nuk ka lëvizur. Është e pafalshme!”, deklaroi kreu i qeverisë.

/tvklan.al