Një grup kërkuesish janë zbuluar gjurmë AND-je në pikturat e Leonardo da Vinçit dhe disa besojnë, se ato mund t`i përkasin vetë mjeshtrit të madh. Veprat e da Vinçit njihen si bartëse të mjaft mistereve, që edhe 500 vjet nga krijimi i tyre vazhdojnë të ngjallin shumë kërshëri.

Së fundi janë zbuluar gjurmë ADN-je dhe bakteresh të vjetra në disa prej skicave më të famshme të tij, që përcjellin lloj-lloj informacionesh mbi gjeografinë e zonave nëpër të cilat kanë kaluar.

Shkencëtarë nga Austria dhe Italia janë duke i studiuar me shumë kujdes krijimet që përfshijnë Autoportretin e mjeshtrit shumëdimensional apo figurën pranë zjarrit. Ekspertët përdorën një qasje innovative genomike të quajtur Nanopore për të nxjerrë pjesë materiali genetik nga vizatimet.

Edhe pse shpresat që aty të gjenden gjurmë të ADN-së së vetë Da Vinçit janë të mëdha, gjasat që kjo të ndodhë vërtet zbehen shumë prej faktit që skicat janë prekur nga shumë persona të tjerë. Megjithatë, sipas autorëve të studimit, rezultati i tij tregon se teknikat e restaurimit duhet të rishikohen vazhdimisht bazuar në provat shkencore dhe se studimet e monitorimit në fushën e ruajtjes dhe restaurimit duhet të inkurajohen.