Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka rrëfyer disa detaje nga krijimi i këngës “E duam lumturinë”, e kënduar nga Parashqevi Simaku.
Ai tha në “Wake Up” se tekstshkruesi i këngës Agim Doçi ka pasur një frymëzim të momentit për krijimin e këngës.
Fillimisht ka qenë Pirro Çako ai i cili ka shkruar disa fjalë, por më pas Doçi i ka dhënë më tepër kuptim.
Ndër të tjera prania ë fëmijëve në këngë ka qenë ideja e Agim Doçit, ndërsa Parashqevia ka qenë e surprizuar nga realizimi.
“Me thënë të drejtën, Parashqevisë i kam shkruar për të pritur një përgjigje. Isha kurioz të flisja dhe të ndaja edhe një herë atë natë magjike, nuk e takova kurrë. Kur mora vesh lajmet nuk e besoja sepse mendova që thjesht është tërhequr dhe po vazhdon jetën e saj jashtë syve të publikut.
Por më erdhi shumë keq, u preka kur e pash. Unë jam i nderuar që kjo këngë u realizua nga Top Channel. Një detaj që nuk e kam thënë mu kujtua tani. Kur ia tregova këngën Parashqevisë kam qenë vetëm dhe pastaj… kënga kishte shumë pak fjalë. Unë sa isha afruar me Agim Doçin, ai kishte besim tek unë.
Ishim tek teatri i Operas, Agimi dhe Parashqevia ishin në kohën e tyre, Agimi më tha po sikur të marrim disa fëmijë. Ia bëmë surprizë. I mori fëmijët dhe i solli tek salla e baletit, aty kishte edhe një piano.
Parashqevinë e mori me biçikletë, ndërkohë që ne nuk kishim fjalët. Agimi i shkroi fjalët aty, i erdhi frymëzimi në atë moment. Parashqevia mbeti e surprizuar”, tha Pirro Çaku.