Erion Murataj PSD

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni.

Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.

E këtë deklaratë të Gjonit, Ndreu e ka komentuar duke i vënë në “pah” “paaftësinë, paditurinë” e demokratëve që sipas tij i ka shërbyer Partisë Socialistë për të arritur këtë fitore në zgjedhjet e 11 Majit.

“Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë. Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene na i vodhen!

Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt”, shkruan Ndreu. 

Kryebashkiaku thekson se Lezha ka nevojë për zhvillim dhe projekte, e jo për “militantë pa shpresë” të cilët përmes kësaj rruge që janë duke ndjekur do të shënojnë dhe një tjetër humbje të zgjedhjet lokale të 2027.