Edi Rama: Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.
Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza
Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kuroja screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria kë një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. Pjesa e bardhë ama, nuk është vetëm një opinion.
Top Channel