Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka ironizuar ish-banorët e “Big Brother Vip” për çështjen e pastëristë që ka ngjallur jo pak herë debat gjatë reality-showt.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Isida u pyet nga dikush nëse do të merrete pjesë në “Big Brother Vip”. Ndjekësi shtoi se e imagjinonte balerinën duke gatuar dhe kërcyer në shtëpi.
“A do merrje pjesë në “Big Brother Vip?” Të imagjinoj duke gatuar dhe duke kërcyer.”– pyet ndjekësi.
Isida përgjigjen e saj e ka lidhur me faktin se gatuan dhe kërcen shumë mirë, por nuk ka lënë pa përmendur edhe pastërtinë e shtëpisë. Kështu ajo ka ironizuar banorët, të cilëve iu është tërhequr disa herë vëmendje nga produksioni për pastërtinë në shtëpi.
“Unë gatuaj shumë mirë… Kërcej shumë mirë thonë… Dhe më e rëndësishmja laj shumë mirë… se për këtë të fundit kishte shumë nevojë.”- shkruan balerina në Instastory, duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse do të bëhej pjesë e formatit.
Pak kohë më parë Isida ka deklaruar se dëshrion të jetë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Madje, ajo pranoi se ka bërë edhe disa studime jashtë fushës së saj vetëm për këtë gjë. Së fundmi Isida i është bashkuar ‘Just Dance’ rubrikës së kërcimeve në ‘E diell’ si antare jurie.