Një italian është vënë në pranga në Berat, i cili dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë.
Gjatë operacionit “Wanted”, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
