Gilberta Simoni, mësuesja që është bërë pjesë e Për’puthen +40, i është përgjigjur kritikëve.

Një prej tyre thoshte që është shembull i keq për nxënësit, ndërsa Gilberta tha:

“Nuk është aspak shembull i keq për nxënësit e mi. Ata duhet të mësoj që duhet të kërkojnë në çdo moshë eksperienca të tjera dhe më shumë për veten e tyre. Të kërkosh të ndërtosh një dashuri, është një shembull shumë i mirë. Ata më mbështesin dhe do vazhdojnë të më mbështesin”.

Gilberta Simoni është 43 vjeçe, e cila jeton në Lushnje. Edhe pse vjen nga një qytet i vogël ajo thyen çdo barrierë dhe e bën realitet dëshirën e saj.  Profesioni i saj është mësuese dhe vjen në Për’puthen për të gjetur dashurinë e jetës.

Top Channel