Pjeshkë dhe rrush të ardhura nga Greqia dhe Italia, janë bllokuar në tregun shqiptar për shkak se kanë rezultuar me nivel të pesticideve më të lartë se norma e lejuar dhe me risk mbi shëndetin e konsumatorëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konfirmoi zyrtarisht bllokimin e tre ngarkesave me perime të importuara në harkun e një muaji.

Konkretisht bëhet fjalë për pjeshkë dhe variete rrushi, të importuar nga Greqia dhe Italia.

AKU thotë se në një ngarkesë rrushi të kuq francez, të arrdhur nga vendi fqinj, është zbuluar prania mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb.

Me përmbajtje të lartë të pesticidit Bitertanol ka rezultuar edhe një ngarkesë rrush tavoline varieteti Red Globe i importuar nga Italia.

Ndërsa në pjeshkët e importuara nga greqia, analizat kanë treguar praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet.

AKU, thotë se ka njoftuar kompanitë importuese që të tërheqin produktet me pesticide për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje dhe ta asgjësojnë atë.

Për këto raste Autorieti Kombëtar I Ushqimit thotë se ka kryer njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për kafshë

Bllokimi i pjeshkëve dhe rrushit të importuar me përmbajtje të lartë të pesticideve, vjen vetëm pak javë pasi disa vende europiane bllokuan ngarkesa perimesh nga shqipëria për të njejtën arsye.