për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit.
Mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Qaf Buall–Krastë.
Si pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Burime nga spitali bënë me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.