Dy persona kanë mbetur të plagosur me një mjet prerës në Tiranë, mbrëmjen e 13 dhjetorit, raporton A2 CNN.

Policia e kryeqytetit njoftoi se ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 21:50, sipas policisë. Në rrugën “Don Bosko”, shtetasi M.D., 40 vjeç, dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, të dy personat janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D.