Policia e Beratit ka identifikuar tre autorët e plagosjes gjatë natës së djeshme në lagjen “13 Shtatori” të qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta shtetasit Ervis Nazeri, 31 vjeç,  Famenio dhe Flavio Qama, 24 vjeç dhe , 21 vjeç, plagosën me thikë dy perosna David dhe Thanas Gjika, 32 vjeç dhe 22 vjeç.

Të tre të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe  F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.