Marklen Haka, i njohur si anëtar i “Bandës së Niklës” është plagosur në rrethana të paqarta këtë të mërkurë. I riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, për herë të dytë në 4 vite dhe i gjakosur.

Dyshimet paraprake janë se Marklen Haka ka rënë sot pre e një atentati tjetër dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Shërbimet e Policisë janë nën vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

I riu ka plagë plumbi në fytyrë, por sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetën, shkruan newsbomb.al. Edhe vetë unifromat blu konfirmojnë se Marklen Haka është plagosur në rrethana të paqarta.

Hakës ju bë atentat dhe në vitin 2019, në shtëpinë e tij, ku autorët qëlluan me tre armë njëkohësisht dhe shkrehën më shumë se 85 plumba. I riu nga Nikla mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua te Spitali i Traumës, ndërsa halla e tij mbeti e vdekur.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Policia Fushë Krujë/ Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.