Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, këtë pasdite në fshatin Kallmet të Lezhës. Mësohet se ai është Besnik Simoni, kreu i Njësisë Administrative.
Efektivë të Drejtorisë së Lezhës janë nisur drejt vendngjarjes sapo kanë marrë njoftim dhe pritet që më vonë të japin njoftim zyrtar për rastin. Gjithashtu, shkaku dhe motivet nuk dihen ende.