Një person rreth është plagosur me armë zjarri në këmbë paraditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se i plagosuri është A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit Augert Zera, 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pë motive të dobëta. 43 vjeçari ka qenë duke punuar në një shtëpi dhe ka bërë zhurmë, teksa në atë moment ka dalë 35 vjeçari dhe i ka thënë të ndalojë punimet. Sherri ka agravuar dhe 35 vjeçari ka marrë armën, duke plagosur në këmbë punëtorin.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.