Policia bën të ditur se një person është plagosu me armë zjarri në këmbë me pistoletë. Sipas policisë, shtetasi A. H., 32 vjeç, nga të dhënat e para dyshohet të jetë vetëplagosur aksidentalisht.
Policia ka arrestuar 32-vjeçarin pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njofton policia.