Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier. Siç njofton policia ai është qëlluar me çekiç nga një 42-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.