Ka rënë në pranga polici David Medani, i cili një ditë më parë, nga pakujdesia plagosi me armë në Mamurras 2 kolegët e tij dhe një person tjetër.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ku sipas policisë, një makinë me tre persona i janë afruar patrullës së policisë duke i ofenduar, më pas ata kanë dal jashtë dhe kanë pasur një konflikt verbal mes tyre.
Punonjësi i policisë, David Magani, në momentin që ka konstatuar se tre persona kanë pasur një armë, ka nxjerrë armën e shërbimit për t’i neutralizuar por për pasojë ka lënë të plagosur kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.