Klodiana Çello që plagosi me armë ish-partnerin grek dhe babanë e vajzës në Greqi mohon të ketë pasur armë.

Për këtë mediet greke kanë publikuar detaje të tjera për shqiptaren.

“Nuk qendorn diçka e tillë. Plumbat që u gjendën në garazh, policia konfirmoi se zënka që patëm u bë në hyrje të pallatit, dhe jo në garazh ku u gjetën plumbat”, ka thënë Klodiana, raporton Ant1.

Artistja 49-vjeçare, e cili ndodhet në paraburgim pas sulmit me armë ndaj 68-vjeçarit okulist, George Neos, me të cilin ka një vajzë, 13 vjeç, sot thekson se pretendimi i mësipërm konfirmohet nga një fqinje e cila siç thotë ajo është një “dëshmitare asnjanëse”.

Ndërsa pohon se fakti që ajo e kishte marrë armën në çantë janë fjalë që ia kanë mësuar të bijës ti deklarojë.

“Ata janë ngjitur në apartament dhe i kanë thënë të thojë sikur unë e kam nxjerrë armën nga çanta” është shprehur ajo.

Në një dëshmi tjetër Klodiana pretendon se e bija është fryt i përdhunimit. Ajo ka thënë se e ka denoncuar përdhunimin.