Ditën e sotme ka dalë para gjykatës, shtetasi Qani Muça i cili ditë më parë plagosir me armë zjarrin punonjësin e Inspektoriatit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilirjan Gavelli, pak momente pasi ky i fundit kishte zbatuar vendimin për shembjen e pronës së 55 vjeçarit.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Muçën ndërsa pritet të jepet vendimi i gjykatës.
Mësohet se Qani Muça ka edhe nënshtetësi bullgare dhe gjithashtu është raportuar se në momentin kur ka qëlluar me armë, ka qenë në gjendje të dehur.
Në dëshmitë e dhëna më herët, familjarët e autorit kanë deklaruar se shembja e pronës së tyre ishte bërë pa asnjë lloj paralajmërimi ndërkohë që ndërtesa ishte në proces legalizimi.
Muça qëlloi me armë zjarri edhe ndaj punonjësve të tjerë të pranishëm të cilët fatmirësisht nuk u plagosën nga plumbat e pistoletës tip “TT”.