Erion Murataj PSD

55-vjeçari A.B që plagosi me thikë bashkëshorten e tij M.B pasditen e së hënës në lagjen nr.4 në Sarandë vazhdon të jetë ende në kërkim.

51-vjeçarja mori një plagë në bark, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua në Vlorë për trajtim më të specializuar.

Sipas burimeve policore të Sarandës,  mësohet se 51-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun e ngjarjes.

Dera e ballkonit të banesës në katin e tretë të pallatit pesë katësh ku jeton familja Bodini ishte edhe sot e hapur. Gjurmët e gjakut të 51-vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.

Banorët e lagjes thanë se ishin një familje e qetë dhe se janë të hapur për atë që ka ndodhur. Një banorë tha jashtë kameras tha se gruaja njihej si person problematik në lagje, veçanërisht me fëmijët.

Çifti Bodini janë prindër të një djali. Familja Bodini janë me origjinë nga Nivica. A.B  punon në ndërtim, dhe aktualisht merret me punime ndërtimi në Piqeras.

Shperndaje