Një 23-vjeçar palestinez është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të vjedhë me thikë një taksi e cila po e transportonte nga qyteti i Tiranës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 13 në zonën e Fllakës, në Shijak kur palestinezi ka qëlluar me thikë në dorë 40-vjeçarin nga Tirana me qëllim për ti vjedhur mjetin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Fax news