Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Kocja.
Ky i fundit plagosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, Xhevdet dhe Albion Brasuhi në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji” më 4 dhjetor.
Rildi Kocja, pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar një orë më vonë nga forcat e policisë.
Xhevder Braushi, 62 vjeç dhe i biri, Albion Braushi, 30 vjeç u gjetën të plagosur në trotuar nga kalimtarët e rastit të cilët i dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Një ditë më pas, Albion Braushi, i cili kishte marrë 8 goditje me thikë, u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar