Një 21-vjeçar nga Kuçova, i identifikuar si Roul Brisku, ka përfunduar në prangat e policisë pasi për motive të dobëta plagosi me thikë një 34-vjeçar, banues në të njëjtin qytet.
Si pasojë e goditjeve me thikë, i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat“, njofton Policia.
Oranews