Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri në zonën e Freskut në Tiranë.
I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi, i cili është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. Abazi është qëlluar gjatë kohës që ishte në lëvizje me automjetin e tij ndërsa është vetëparaqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe autorin e ngjajres ndërsa po punohet për arrestimin e tij si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve“, njoftoi policia.