Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Pas dëshmisë së Reçajt dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë në bizneset e zonës ku ndodhi ngjarja, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, megjithatë emri i tij nuk është bërë publik për shkak të hetimeve.

Mësohet se autori dhe i plagosurit kanë qenë në një automjet kur është plagosur në këmbë. Sipas policisë bëhet me dije se Edis Reçaj pasi është plagosur ka dalë nga mjeti dhe ka qenë vëllai i tij i cili e ka çuar në spital.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në në lagjen “Perash” të Shkodrës ku i plagosur mbeti shtetasi Edis Reçaj. Ai mori një plumb në gju dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.