Mbrëmjen e së dielës, një 30-vjeçar mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave në një berberhanë në Lezhë. Plumbat prekën të riun Sokol Daci, i cili aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake, rezulton se dy automjete janë afruar nga segmenti Lezhë -Rrilë dhe në tokë kanë zbritur dy persona, të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në diagonale, ndërsa brenda ambienteve që shërbente si berberhanë ndodheshin katër persona.

Distanca e gjuajtjes nuk ka qenë më shumë se katër metra dhe duket se objektiv ka qenë më shumë se një person.