Kevin Kolgega është arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek “Komuna e Parisit” gjatë natës, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Marin Kokobobo.
40-vjeçari u plagos me thikë pas një sherri të ndodhur gjatë natës. Autorët e përfshirë në këtë konflikt janë identifikuar nga policia.
Ndërkohë sipas informacioneve, në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje 19-vjeçari, Arlind Gjoni
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes
/abcnews.al/
